Sabah Kerjota ishte absolutisht më i miri në fushë përballë Dundee.
Sulmuesi i Hearts bëri gjithçka në sinkronin e duhur, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e thellë të skuadrës së tij, 8-0.
Dy gola dhe një asist për shqiptarin që mori edhe vlerësimin maksimal në përfundim të ndeshjes nga platforma e njohur e statistikave, “Sofascore”, që i vuri notën 10. Përtej kësaj, Kerjota duket se i ka gjetur vendin vetes edhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin skocez.
Në një rreshtim 4-4-2, ylli i Kombëtares shqiptare pozicionohet si anësor në një linjë me Eames, Oxlade Chamberlain dhe Lyons. Prapavija përbëhet nga Tierney, Findlay (shoku i skuadrës së Kerjotës të cilin e asistoi), Fernandez dhe Altena (shok skuadra me shqiptarin).
Sulmi sakaq përbëhet nga Nisbet dhe Sapsford.
Kerjota ndan të njëjtin vlerësim me Altenan që po ashtu shkëlqeu me Hearts në fushë, ndërsa pas tyre vijnë portieri Paulsen me vlerësimin 9.9 dhe Findlay 9.2.