Fitore e thellë e Hearts në Skoci, protagonist Sabah Kerjota me dy gola

Futboll

Fitore e thellë e Hearts në Skoci, protagonist Sabah Kerjota me dy gola

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 23:55
Futbollisti Sabah Kerjota

Hearts nuk është kuryer aspak duke shkatërruar Dundee me rezultatin e thellë 8:0 në transfertë.

Në këtë sfidë, një meritë absolute drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm pati edhe Sabah Kerjota.

Sulmuesi i Shqipërisë shënoi dy gola, respektivisht në minutat e 23-të dhe tjetrin në të 81-tin.

Kerjota nuk u mjaftua me kaq dhe shërbeu drejt Findlayt për golin e 8-të dhe të fundit të ndeshjes.

Edhe "Sofascore" pati vlerësimin më të lartë për 25-vjeçarin. Kerjota u vlerësua maksimalisht me notën 10, kjo edhe për shkak të ndikimit që pati në fushë. Aktualisht, ylli i Kombëtares numëron 3 gola dhe 3 asiste këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat