Sot derbi i madh anglez Liverpool-Man UTD, debuton Pochettino

Futboll

Sot derbi i madh anglez Liverpool-Man UTD, debuton Pochettino

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 10:56
Fotoilustrim

Futbolli evropian sot ka rezevuar një prej ndeshjeve më spektakolare dhe më të ndjekura në planet.

Premier Liga angleze do të sjellë përballjen e dy rivalëve më të urryer, Liverpool – Manchester United.

Futbollistët e trajnerit spanjoll Andoni Iraola do të presin në stadiumin ikonik “Anfield Road”, skuadrën që aktualisht po lufton për mbijetesë.

Ndërsa, do të jetë interesante se pikërisht në këtë ndeshje do të debutojë edhe trajneri i ri i “djajëve të kuq”, Mauricio Pochettino, i cili vetëm para pak ditësh ka marrë drejtimin e Man UTD.

Liverpool do të kërkojë fitore për t’u afruar në kreun e tabelës, derisa Manchestër United do të përpiqet që të largohet nga zona e rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat