Simeone: Luis Suarez luan në fushë ashtu si i them në telefon

Futboll

Simeone: Luis Suarez luan në fushë ashtu si i them në telefon

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:18
Diego Simeone dhe Luis Suarez

Diego Simeone e ka pranuar që kontributi i Luis Suarez në Atletico Madrid është saktësisht çfarë trajneri argjentinas ka pritur prej tij kur ju bashkua klubit në verën e vitit të kaluar

Trajneri i Atleticos luajti rol kyç për ta bindur Suarezin ti bashkohet Los Rojiblancos dhe ai ka treguar që e ka diskutuar rolin e tij në skuadër përmes telefonit.

“Momenti që kam folur në telefon me Luisin e kam zbuluar se çfarë mund të tregojë ai në fushë: shumë dëshirë dhe energji”, tha Simeone në konferencë për shtyp.

“Skuadra e ndihmon atë që të jetë në më të mirën e tij, e që është shënimi i golave, një gjë që e ka shquar atë gjatë gjithë karrierës”.

Joao Felix ka pasur rënie në formë në ndeshjet e fundit dhe Simeone beson që portugezi mund ti jep kahje skuadrës kur është në më të mirën e tij.

“Ju gjithmonë kërkoni të fokusohemi në një futbollist”, shtoi Simeone. “Ata kanë momente të mira, mesatare dhe të jashtëzakonshme”.

“Si trajner ne përpiqemi që të marrim avantazhin në momentet e mira të çdo lojtari”.

“Ne kemi nevojë për Joaon. Kur ai është në momentin e mirë, ai mund ta mposht çdo mbrojtje dhe ta zgjedh ndeshjen”.

“Ne kemi nevojë për të në këtë version. Kjo është ajo çfarë kërkojmë nga ai në stërvitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat