Solskjaer shtyn drejtuesit e Unitedit të mbyllin marrëveshjen për Upamecanon ose Varanen

Futboll

Solskjaer shtyn drejtuesit e Unitedit të mbyllin marrëveshjen për Upamecanon ose Varanen

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:13
Upamecano dhe Varane

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se po shtyn drejtuesit e klubit të mbyllin një marrëveshje për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano ose atë të Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas mediumit britanik The Sun, klauzola e lirimit të Upamencos prej 38 milionë funtesh aktivizohet vetëm në verë.

Dhe nëse Unitedi nuk arrin ta transferojë atë atëherë, ata mund ta kthejnë vëmendjen te qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, gjatë verës.

Raportet spanjolle pretendojnë që fituesi i Kupës së Botës dëshiron të largohet nga Bernabeu, pasi fitoi 17 trofe që nga bashkimi me klubin në vitin 2011.

Kontrata e 27-vjeçarit vazhdon deri në fund të sezonit 2021-22 dhe Reali do të preferonte të shiste mbrojtësin sesa të rrezikonte ta humbte atë falas.

Sidoqoftë, Unitedi ka ndjekur Upamecanon, 22 vjeç, për më shumë se një vit dhe ishin afër marrëveshjes verën e kaluar.

Por ata u tërhoqën kur babai i lojtarit filloi të bënte kërkesa shtesë – duke i hapur derën Liverpoolit për t’u bashkuar në garë.

United ka vazhduar të mbajë shënime për Upamecanon, pavarësisht ftohjes së marrëveshjes në verë, dhe do të shkojë ballë për ballë me Liverpoolin – nëse nuk lëvizin më shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat