Skënderbeu zyrtarizon një mesfushor dhe një portier

Futboll

Skënderbeu zyrtarizon një mesfushor dhe një portier

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:19
Skënderbeu zyrtarizon një mesfushor dhe një portier

Skënderbeu ka zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme dy futbollistë të cilët do t’i bashkohen menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj. I pari është mesfushori Zhan Viktor Gonsalves.

Brazialiani 25-vjeçar së fundmi është aktivizuar në ligën e tretë portugeze me Uniao Santarem. Ndërkohë, i afruari tjetër në merkato është një portier. Bëhet fjalë për Bekim Rexhëpin, i cili vjen si një huazim nga klubi i Shkëndijes së Tetovës.

24-vjeçari nuk kishte hapësirat e duhura në Tetovë dhe tashmë do të provojë aventurën me bardhekuqtë teksa do të duelojë për një post titullari me Dajsinanin.

Kujtojmë se Rexhepi nuk është i vetmi i huazuar nga Shkëndija te Skënderbeu, pasu me këtë formulë është afruar edhe Leard Sadrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat