Paçarada me St. Paulin vazhdojnë me fitore në Gjermani

Futboll

Paçarada me St. Paulin vazhdojnë me fitore në Gjermani

Nga: K.G. Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:25
Paçarada me top gjatë stërvitjes

St.Pauli pas fitores së javës së kaluar me rezultat 3:2 në konak të Hannover-it, sot si vendas e mposhtën me 2:0 Regensburg-un, në kuadër të javës së 17-të të Bundesliga II.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit standard, dha maksimumin. 

Ai i dha siguri mbrojtjes dhe në anën tjetër sulmi ishte në element, duke realizuar dy herë, falë golave të Burgstaller (27') e Marmoush (49'). 

Futbollisti Albion Vrenezi u paraqit deri në minutën e 61-të për Regensburg por të pa forcë kundër St. Paulit në stadiumin "Millerntor" në Hamburg. 

Regensburg renditet në vend të 13-të me 20 pikë, ndërsa St. Paul ngrihet në të 16-tën me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat