Në Vlorë bëjnë plane për afrime

Futboll

Në Vlorë bëjnë plane për afrime

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:53
Në Vlorë bëjnë plane për afrime

Në Vlorë bëjnë plane për afrime, në një kohë që merkaton e kanë të bllokuar. Paulo Rikardo është në pritje të hapjes së sistemit, pasi në të kundërt do të largohet. Drejtuesit i kanë dhënë shpresë për federimin, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga FIFA.

Në të njëjtën situatë është edhe Alvi Ahmetaj me Stiven Pucin. Ata po stërviten me kuqezinjtë që prej nisjes së këtij sezoni, duke mos pasur mundësi që të aktivizohen. Dy gjirokastritët po presin, por kaq të duruar nuk kanë qenë Tarik Çmajcanin dhe Burak Menga, që janë dorëzuar, duke e lënë qytetin e Vlorës.

Ata erdhën në merkaton e verës, e megjithatë nuk janë kthyer më pas pushimeve të fundvitit. Dy lojtarët janë larguar tashmë drejt vendlindjes së tyre dhe kanë thënë se do të rikthehen vetëm nëse merkatoja do të hapet. Por, edhe kjo gjë nuk ka shumë garanci. Në Vlorë po flitet gjithnjë edhe më shumë për rikthime nga radhët e lojtarëve që mbyllën sezonin e kaluar. Një prej tyre është edhe Olsi Gocaj.

Ky i fundit momentalisht është pa ekip. Mësohet se drejtuesit e kanë telefonuar dhe shkodrani mësohet se ka dhënë një përgjigje pozitive, por sigurisht që edhe e ardhmja e tij varet nga hapja e merkatos. Në kontakte kuqezinjtë ishin edhe me Kreshnik Nebihun, por kosovari zgjodhi të firmoste me Bylisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat