Conte: Unë nuk kam kërkuar asnjë lojtar

Futboll

Conte: Unë nuk kam kërkuar asnjë lojtar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:57
Conte: Unë nuk kam kërkuar asnjë lojtar

Pas fitores ndaj Milanit në Derbi në Kupën e Italisë, Interi rikthehet të luajë në kampionat në fazën e dytë që pritet të hyjë në fazën e saj më të nxehtë. Në vigjilje të sfidës ndaj Beneventos, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, del në konferencën për shtyp trajneri Antonio Conte për të folur për këtë sfidë:

Benevento – “Ata janë duke bërë një paraqitje shumë të mirë sigurisht kur kanë në stol një trajner si Filipo Inzagi. Benevento po konfirmohet në Serinë A. Do të startojë faza e dytë dhe pikët do të peshojnë për të gjithë klubet për çdo objektiv që kanë.”

Sulmi dhe realizimi i golave – “Ne si skuadër krijojmë shumë dhe portierët kundërshtar ndaj nesh zgjidhen si lojtari më i mirë i ndeshjes. Duhet të rregullojmë për pasin e fundit, nuk intereson se cili realizon nga lojtarët.”

Eriksen – “Përtej kualiteteve të tij, duam të japim një kontribut në futbollin e luajtur. Sigurisht në vitet e fundit ka munguar një specialist dhe Eriksen është një armë më shumë.”

Skualifikimi – “Unë i kam thënë klubit të mos e apelojnë, mendoj se edhe e gabuar apo e drejtë duhet të bëj skualifikimin. Zëvëndësi im do të më zëvendësojë më së miri.”

Edin Xheko – “Unë nuk kam kërkuar asnjë lojtar. Unë kam deklaruar se me këto lojtarë do të vazhdoj deri në fundin e kampionatit. Për Xhekon nuk flas pasi është lojtar i Romës, kam respekt për të dhe për klubin e tij, mbi të gjitha për lojtarët e mi. Nëse do të ketë ndonjë afrim pa im kushtuar asgjë financë klubit do të bëhet, nëse do të ketë kosto financiare ai lojtar nuk do të ketë asnjë prurje të re.”, përfundoi tekniku zikaltër, Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat