Arbios Thaçi flet për përgatitjet me skuadrën në Turqi: Synojmë vetëm Superligën!

Futboll

Arbios Thaçi flet për përgatitjet me skuadrën në Turqi: Synojmë vetëm Superligën!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:47
Arbios Thaçi

Arbios Thaçi është njëri ndër mesfushorët më të mirë ndër vite në futbollin e Kosoves.

Thaçi ishte pjesë e skuadrës së Drenicës për vite me radhë, por që tashmë është larguar në drejtim të skuadrës së Malishevës.

Në një prononcim ai tregoi se si është pritur tek skuadra dhe si po shkojnë momentalisht përgatijet me klubin në Turqi.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, natyrisht që është një fazë pak e lodhshme por që na duhet shumë për stinorin pranveror. Synimet tona janë të mëdha andaj edhe duhet të jemi përgatitur në të gjitha aspektet” deklaroi fillimisht Thaçi.

Më pas ai foli edhe për pritjen që iu bë nga trajneri dhe për punën që po e zhvillon me të në këto ditë të para me skuadrën e re.

“Marrëdhënia me trajnerin është shumë e mirë dhe natyrisht puna me të është shumë produktive. Ne kemi zhvilluar deri më tash dy ndeshje ku edhe kemi treguar paraqitje shumë të mira. Ne duam të ngjitemi në Superligë, sepse realisht kemi edhe potencial për ta arritur atë gjë” përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat