Theu rekorde që në debutim, Tuchel ka metodë të pazakontë

Futboll

Theu rekorde që në debutim, Tuchel ka metodë të pazakontë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:43
Theu rekorde që në debutim, Tuchel ka metodë të pazakontë

Thomas Tuchel nuk e nisi me fitore debutimin te Chelsea pasi nuk arrit më tepër sesa barazimi pa gola kundër Wolves. Megjithatë londinezët vendosën rekord më vete gjatë këtyre 90 minutave duke iu afruar shifrës së 1000 pasimeve të shkëmbyera. Kjo tregon rritjen e saktësisë së ekipit në kontrollin e topit, ndërsa për t’u përmirësuar është pjesa e shënimit të golit.

Një provë e kaluar ishte edhe për mbrojtësit e Chelseat që nuk e lanë veten që të surprizoheshin nga kundërshtari. Në mediat europiane i është dhënë jehonë stërvitjes së pazakontë që Tuchel po bën për lojtarët.

Futbollistët po stërviteshin me topa që kanë përmasa më të vogla, pasi në këtë mënyrë mund të përmirësohet kontrolli dhe saktësia.

Ndërkohë mbrojtësit mbajnë në duar topa të tenisit gjatë kohës që duhet të bëjnë ndërhyrje, pasi në këtë mënyrë mësohen që të ndërhyjnë pa e kapur kundërshtarin nga fanella, që mund të shkaktojë goditjen dënimi ose penallti gjatë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat