Formacionet zyrtare: West Ham – Liverpool, starton Xherdan Shaqiri

Futboll

Formacionet zyrtare: West Ham – Liverpool, starton Xherdan Shaqiri

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:18
Formacionet zyrtare: West Ham – Liverpool, starton Xherdan Shaqiri

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të javës së 21-të në Premierligën angleze midis West Ham Unitedit dhe Liverpoolit.

“Të Kuqtë” vijnë pas fitores 1:3 në udhëtim te Tottenhami dhe dëshirojnë që me një fitore eventuale të nisin një seri të mirë të rezultateve.

Një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë për të besuarit e Jurgen Klopp, pasi që West Hami ka gjashtë fitore rresht.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do të jetë në fushë nga minuta e parë për kampionët në fuqi të Anglisë.

Ballafaqimi ndërmjet West Hamit dhe Liverpoolit fillon nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat