Pochettino: Jam optimist se Neymar dhe Mbappe do qëndrojnë për një kohë të gjatë

Futboll

Pochettino: Jam optimist se Neymar dhe Mbappe do qëndrojnë për një kohë të gjatë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Mauricio Pochettino, Neymar dhe Mbappe

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino mendon se dyshja Neymar dhe Kylian Mbappe do qëndrojnë në “Parkun e Princave”.

Dy yjeve iu skadon kontrata në vitin 2022, derisa ishin të lidhur me largimin. Francezi kërkohet nga Real Madridi, derisa Neymar ishte pranë rikthimit te Barcelona.

Mirëpo, tekniku argjentinas është optimist se dyshja do qëndrojnë te PSG-ja.

“Besoj se Neymar dhe Mbappe do qëndrojnë për një kohë të gjatë te PSG-ja. Nuk kam dyshime, jam optimist, klubi është duke punuar shumë që t’i mbajë”, tha ai për RMC.

Thuhet se bisedimet mes dyshes dhe klubit francez kanë nisur, por ende s’janë në negociata të avancuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat