Memelli prezantohet te Skënderbeu

Futboll

Memelli prezantohet te Skënderbeu

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Memelli prezantohet te Skënderbeu

Migen Memelli është prezantuar si trajneri më i ri i Skënderbeut. Ish-sulmuesi i njohur ka marrë vendin e lënë bosh nga Ahmataj, me këtë të fundit që u largua pas humbjes në shifrat 0-4 kundër Kukësit.

Gjatë prezantimit të tij në Korçë, trajneri Ahmataj është shprehur se te Skënderbeu duhet të shohin vetëm veten si rival në objektivat e tyre.

“Do të nis punën këtu dhe më vonë do të them se deri ku mund të shkojmë.

Debutimi me Tiranën? Kam shumë miq që do t’i kem kundërshtarë për 90 minuta. Le të bëjmë një ndeshje të mirë. Tani nuk kemi asnjë rival, vetëm veten tonë. Ekipet e tjera janë thjeshtë si numër që ne duhet t’i referohemi.

Karrierën e nisa këtu, Korça është qytet i dashur për mua dhe i premtoj punë të palodhur”, u shpreh Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat