Dortmundi pranon largimin e Sanchos

Futboll

Dortmundi pranon largimin e Sanchos

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Dortmundi pranon largimin e Sanchos

Borussia Dortmund raportohet se është duke u përgatitur për shitjen e Jadon Sanchos gjatë afatit kalimtar të verës.

Madje, klubi gjerman besohet se ka ulur edhe çmimin e kërkuar për shitjen e reprezentuesit anglez.

“Verdhezinjtë” kërkonin 108 milionë funte për sulmuesin e krahut, por tani do të pranojnë shitjen e tij edhe për 88 milionë, sipas “SportBild”.

Interesim serioz për 20-vjeçarin në vitin e kaluar kishte shprehur Manchester United, por që transferimi kishte dështuar shkaku i çmimit të lojtarit.

Ndryshe, Jadon Sancho ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri në verën e vitit 2023.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat