Neymar pranë rinovimit me PSG

Futboll

Neymar pranë rinovimit me PSG

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:16
Neymar pranë rinovimit me PSG

Neymar Jr është i lumtur te Paris Saint Germain madje është i gatshëm të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Në një intervistë ylli brazilian zbuloi se do të firmosë shumë shpejt kontratën e re me parizienët, ndërsa vuri në duke edhe një dëshirë të tijën atë për të patur shok skuadre Lionel Messin sezonin e ardhshëm këtë herë te PSG, ndërkohë që foli edhe për objektivat me Parisin në këtë sezon.

“Unë motivohem nga fitoret që kam arritur në karrierën dhe jetën time. E di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League. 

Dua të luaj një tjetër finale me PSG, jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodhë. E ardhmja? Nuk ia dal të shoh shumë ndeshje të Premier League, por më kanë treguar se atje luhet një futboll shumë fizik, njësoj ndodh edhe në Francë“, deklaroi Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat