Kaosi financiar te Interi

Futboll

Kaosi financiar te Interi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Kaosi financiar te Interi

Situata e paqartë te Interi me zërat dhe ofertat për shitjen e klubit, ka bërë që “Covisoc”, organi hetimor brenda Federatës Italiane, të kërkojë shpjegime nga klubi për atë që po ndodh dhe nëse klubi rrezikon që përveç borxheve që ka në banka, tashmë t’u ketë edhe palëve të treta të tjera. “Repubblica” ka bërë të ditur se zikaltërve u është dërguar një shkresë zyrtare për të dhënë shpjegime dhe ata kanë kthyer përgjigje me garancinë se nuk do të ketë telashe.

Dokumenti i shkruar në gjuhën kineze dhe i përkthyer në anglisht ka mbërritur në zyrat e “Covisoc”, garanton se në klubin zikaltër nuk ka probleme likuiditeti, por ka filluar procesi i përpilimit të dokumentacionit për riorganizimin e tij. Situata financare që ka paraqitur Interi është se që nga ky moment e deri në fundin e vitit, ka 195 milionë euro detyrime për të paguar, ndërsa deri në fundin e vitit 2022 duhet të rinegiociojë kreditë që ka marrë për vlerën e 375 milionë eurove.

Klubi ka dërguar dokumentacionin e plotë duke bërë të qartë se i ka mundësitë për të përballuar shpenzime të tilla. Por kjo nuk do të thotë se kinezët kanë vendosur të ndalin procesin e shitjes, shkruan vipsport.

Përkundrazi, të njëjtat dokumente tregojnë qartësisht se Interi sapo ka përfunduar një auditim të plotë pikërisht me qëllimin e shitjes së aksioneve. Negociatat me grupe të ndryshme financuesish vazhdojnë, ndërsa priten oferta shumë më të mëdha se ajo e Bc Partners që kishte kërkuar të blinte zikaltërit për 750 milionë euro.

“Covisoc” ua kishte dërguar kërkesën për shpjegime jo vetëm Interit, por të gjitha klubeve në Serinë A, B dhe C që kanë shfaqur probleme si vonesat e pagave, apo kanë ndryshuar pronarë së fundmi. Burimet e gazetës italiane bëjnë të ditur se Interi ka qenë ndër të parët që është përgjigjur me dokumentacionin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat