Shaqiri në 22 minutat e fundit, Manchester City turpëron kampionin

Futboll

Shaqiri në 22 minutat e fundit, Manchester City turpëron kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:23
Shaqiri në 22 minutat e fundit, Manchester City turpëron kampionin

Manchester City nuk pyet se kush është kampioni por e turpëron me rezultat 4:1 Liverpoolin, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Anfield". 

Gundogan dështon nga penalltia në minutën e 37-të, por e përmirëson gabimin në minutën e 49-të, kur kaloi në epërsi Cityn. Gundokan shënon edhe në minutën e 73-të, Sterling në atë të 76-tën dhe Foden (80+2’). 

Salah ishte i pagabueshëm nga penaltia për Liverpoolin pikërisht në  minutën e 63-të. 

Image

Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e 68-të por pa sukses që të bëjnë diçka ndaj kryesuesit të tabelës. 

City udhëheq renditjen me 50 pikë pas 23 jave në Premier League apo ka pesë më shumë se Manchester Utd dhe Liverpool mbetet në pozitën e 4-të me 40 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat