Robert Lewandowski: Të gjithë tek Bayern Munich duam një tjetër titull

Futboll

Robert Lewandowski: Të gjithë tek Bayern Munich duam një tjetër titull

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:51
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski, i cili shënoi dy herë kundër Al-Ahly dhe arriti në finalen e Kupës Botërore të Klubeve, theksoi se të gjithë në Bayern janë të përqendruar në qëllimin për të fituar një tjetër titull.

“Ne dëshironim të shënonim golin e dytë më herët, por tani jemi në finale. Duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër kundër Tigres. Ne duam një titull tjetër. Më e rëndësishmja është akoma për të ardhur”, tha sulmuesi polak.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe ne jemi gati për finalen”, përfundoi ai.

Në finalen e madhe, Bayern do të takohet me Tigres. Finalja mes ekipit gjerman, Bayern Munich dhe atij meksikan, Tigres do të zhvillohet me 11 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat