“Messi dhe Liverpool nuk janë më ata që kanë qenë”

Futboll

“Messi dhe Liverpool nuk janë më ata që kanë qenë”

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Lionel Messi

Ish mbrojtësi i Milanit dhe Italisë Alessandro Costacurta ka shpjeguar pse Leo Messi nuk është më i njëjti dhe e ka këshilluar Liverpoolin që të këtë kujdes ndaj Leipzigut

Liga e Kampionëve pritet të kthehet javën e ardhshme dhe Costacurta ka treguar çfarë ai pret nga klubet më të mira në Europë. Ish mbrojtësi i Italisë ka fituar pesë trofe të rëndësishëm gjatë karrierës së tij.

Barcelona do të luajë kundër PSG, të cilët do të jenë pa Neymarin e lënduar që do të mungojë në të dyja ndeshjet.

“Ndeshja do të jetë e barabartë pa brazilianin”, tha Costacurta për Sky Sport Italia.

“Mendoj që PSG do të kishte përparësi ndaj Barcelonës me Neymar, por tani pres të shoh dy ndeshje të barabarta”, vazhdoi ai.

A është ndikuar Leo Messi nga thashethemet për zgjatjen e kontratës së tij?

“Mendo se po. Ai e ka treguar këtë, ai ka rënë në formë, ai nuk është më i njëjtë siç ka qenë, është e pamundshme që të mos mendosh për kontratën e re dhe kjo sigurisht që ndikon”.

Çfarë mendon se do të ndodh në ndeshjen Liverpool-Leipzig?

“Gjermanët dinë të jenë të fortë. Liverpool tashmë kanë humbur pesë ndeshje këtë sezon. Liverpool ka ndryshuar, nuk e di nëse kjo ka të bëj me Covidin apo për shkak të stadiumeve të thata. Ata nuk janë e njëjta skuadër sikurse kanë qenë”.

“Pak muaj më parë ata dukeshin skuadra më e mirë në Europë, shumë më e mirë madje, por tani ata nuk duket se e kanë atë energjinë sikurse e kanë pasur më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat