Kapen hajdutët serbë që vodhën në shtëpinë e Achraf Hakimit dhe disa të famshmëve tjerë në Milano

Futboll

Kapen hajdutët serbë që vodhën në shtëpinë e Achraf Hakimit dhe disa të famshmëve tjerë në Milano

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:49
Achraf Hakimi

Katër hajdutët “akrobatikë” me prejardhje serbe janë arrestuar në Milano për grabitje në shtëpitë e personave të njohur si Achraf Hakimi, gazetares Diletta Leotta dhe të blogeres Eleonora Incardona, që jetonin në qendër.

Vjedhja e parë u zhvillua në 6 qershor 2020, ku banda plaçkiti gjëra në vlerë rreth 150 mijë euro, ndërsa grabitja e dytë ndodhi më 12 dhjetor në shtëpinë e Eleonora Incardona.

Për të njëjtit rëndon edhe akuza për hyrje dhe vjedhje edhe në shtëpinë ku banon ylli i Interit, Achraf Hakimi, shkruan La Stampa.

Prokurorja Francesca Crupi, i ka futur në paraburgim Cristian Radosavljevic (27 vjeç) dhe Samuel Milenkovic (26), të dy të lindur në Milano, por me prejardhje serbe, gjë që vërtetohet edhe nga mediat e këtij vendi.

Emri i bashkëpunëtori tjetër mungon, pasi ai është 17-vjeçari dhe do të futet në procedimet e Gjykatës për të Mitur.

Midis materialit të marrë nga hetuesit ishin disa orë Rolex, por edhe çantat e Diletta Leotta dhe bizhuteritë e vjedhura nga shtëpia e Elenora Incardona.

Ata kanë marr emrin hajdutët akrobatikë, pasi ngjiteshin në shtëpi me lehtësi të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat