Fryu kafen gjatë ndeshjes

Futboll

Fryu kafen gjatë ndeshjes

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Fryu kafen gjatë ndeshjes

Reagimi i Carlo Ancelotti në golin e fitores se Evertonit kundër Tottenhamit ka bërë që të shpërthejnë fotografitë nëpër rrjete sociale

Bernard shënoi gol në minutat shtesë kundër Tottenhamit duke bërë që Toffees të fitojnë me rezultat 5-4 dhe të kualifikohen në çerekfinale të FA Cup.

Derisa lojtarët dhe anëtarët e stafit të Evertonin festonin si të çmendur, Ancelotti ishte më i interesuar ta fryjë kafenë e tij të nxehtë.

Reagimi i tij ka inspiruar shumë meme në rrjetet sociale sot.

“Ancelotti e ka parë tërë këtë, apo jo”, ka thënë pas ndeshjes asistenti i tij Duncan Ferguson.

“ishte një ndeshje e bukur, fund e krye, dhe ishte një superndeshje për ta shikuar nga shtëpia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat