Strakosha nuk vazhdon me Lazion

Futboll

Strakosha nuk vazhdon me Lazion

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:36
Strakosha nuk vazhdon me Lazion

Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio. Portieri shqiptar nuk do të nis bisedimet me klubin kryeqytetas për vazhdimin e kontratës.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediat italiane. Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

25-vjeçari është shprehur i pakënaqur me situatën e tij pasi ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë.

Strakosha këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në Serie A. Portieri shqiptar ka pasur probleme edhe me lëndime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat