Bayerni jep lajmin e keq

Futboll

Bayerni jep lajmin e keq

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:19
Serge Gnabry

Bayern Munich do të jetë pa Serge Gnabry në një të ardhmen të parashikueshme, pasi ndërkombëtari gjermane pësoi dëmtim në kofshë gjatë Botërorit të Klubeve. Asnjë afat nuk është vendosur për mungesën e Gnabry, por ai do të mbetet jashtë për mjaft kohë.

“FC Bayern do të duhet të bëjë pa Serge Gnabry për të ardhmen e parashikueshme, – lexohet në një deklaratë të lëshuar nga faqja zyrtare e klubit.

Sulmuesi dëmtoi muskulin në kofshën e tij të majtë gjatë triumfit të djeshëm 1-0, në finalen e Botërorit të Klubeve, kundër Tigres UANL.

Lëndimi u konfirmua pas një ekzaminimi të kryer nga stafi mjekësor i FC Bayernit. Gnabry ka luajtur në 28 nga 32 ndeshje konkurruese, deri më tani, këtë sezon, dhe ka shënuar 6 gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat