Koeman: Messi është i lumtur, ndeshjen me PSG-në e shoh si të barabartë

Futboll

Koeman: Messi është i lumtur, ndeshjen me PSG-në e shoh si të barabartë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:51
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i kënaqur me skuadrën pas fitores ndaj Alaves.

Messi shkëlqeu me dy gola, poashtu edhe Trincao shënoi dy dhe në fund Firpo i cili shënoi golin e pestë për skuadrën katalunase.

Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Ronald Koeman, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ku theksoi se ata nuk ndihen inferiorë ndaj PSG-së dhe se janë gati për përballjen në mesjavë.

‘Stafi im më tha se goli i Messit nuk ishte pozitë jashtë loje, por e lëmë me kaq sepse gjithmonë po flasim për VAR-in’, tha ai.

‘Jemi në një moment mjaft të mirë, e shoh ndeshjen me PSG-në si të barabartë’, tha Koeman.

‘Messi është i lumtur, ka dëshirë që të fitojë ndeshjen me PSG-në dhe ne kemi nevojë për të dhe për të gjithë lojtarët që të jenë në momentin më të mirë të tyre’, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat