Një tjetër alternativë për Van de Beek

Futboll

Një tjetër alternativë për Van de Beek

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Një tjetër alternativë për Van de Beek

Fantazisti holandez Donny Van de Beek u bë blerja e 10 më e shtrenjtë e Manchester United, kur anglezët vendosën të paguajnë pak më tepër se 40 milionë euro në arkat e Ajaxit për të transferuar futbollistin në ‘Old Trafford”.

Megjithatë aventura e 23-vjeçarit në kampionatin anglez ka qenë e dështuar deri tani, pasi Van de Beek nuk po ia del të përshtatet as me futbollin anglez dhe as me stilin e jetesës në Britani, siç mësohet t’u ketë thënë miqve të tij.

Pikërisht për këtë arsye, fantazisti 23-vjeçar është aktivizuar me pikatore nga trajneri norvegjez i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe në Angli janë gjithmonë e më shumë të sigurt për largimin e futbollistit gjatë merkatos së verës.

Opsioni më i mundshëm është ai i rikthimit te Ajaxi në huazim për një sezon, me qëllim që të aktivizohet dhe të rigjejë besimin, për t’u bashkuar sërish me “Djajtë e kuq”, ndërsa edhe vetë Van de Beek mirëpret një transferim në Amsterdam.

Me 175 paraqitje në fushë me fanellën e Ajaxit, fantazisti ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 34 asiste, ndaj e sheh si skuadrën ideale për t’i dhënë një tjetër drejtim karrierës së tij, duke qenë se po kalon një sezon në hije në “Old Trafford”.

Megjithatë mediat angleze raportojnë se për futbollistin ka shfaqur interes edhe Barcelona, pasi trajneri Ronald Koeman joshet nga ideja për t’i bashkuar sërish dyshen De Jong-Van de Beek, të cilët çuan Ajaxin deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dy sezone më parë.

Një tjetër alternativë për Van de Beek është edhe transferimi te Milani, pasi një nga strategjitë e kuqezinjve është të afrojë të rinj të talentuar, të cilët kanë pasur një pauzë në karrierën e tyre, për t’i lancuar sërish drejt majave.

Donny Van de Beek është njëri prej tyre dhe Gazidis është gati të joshë Manchester United me një shifër prej 25-30 milionë eurosh, që të marrë kartonin e holandezit, i cili mund të zëvendësojë fare mirë turkun Calhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat