Serie A këtë fundjavë e veçantë, 10 ndeshjet në orare të ndryshme

Futboll

Serie A këtë fundjavë e veçantë, 10 ndeshjet në orare të ndryshme

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:15
Serie A

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23’të në Serie A, por që do të jenë më e veçanta si më parë.

Ndeshjet zhvillohen nga Fiorentina-Siena në 18:30 të premten deri te Juventus-Crotone të hënën në 20:45.

Është një rekord i ri për futbollin italian, i cili tradicionalisht i kishte të gjitha ndeshjet në orën 15:00 me kohën lokale të dielën, por filloi t’i përhapte ato me ardhjen e televizionit me pagesë për shikim.

Kjo nuk është teknikisht hera e parë që të gjitha ndeshjet fillojnë në kohë të ndryshme, siç kishte ndodhur tashmë në sezonin 2019-20 kur disa ndeshje ishin luajtur para bllokimit dhe të tjera më pas.

Java e 23-të është hera e parë që Serie A ka organizuar 10 ndeshje në 10 orare të ndryshme për një raund të vetëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat