Vëmendja në derbin Liverpool - Everton

Futboll

Vëmendja në derbin Liverpool - Everton

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:00
Vëmendja në derbin Liverpool - Everton

Në kuadër të top-pesë kampionateve më të forta në Evropë, sonte do të zhvillohen ndeshje tejet interesante.

Premierliga, Liga 1, Bundesliga, Serie A dhe La Liga kanë vëmendjen maksimale sot për ndeshjet e tyre.

Në Premierligë, Chelsea synon të vazhdojë me fitore në përballjen ndaj Southamptonit si mysafir, kurse Liverpooli do të përballet me Evertonin në derbin lokal që luhet në “Anfield”.

Në Ligën 1, Reimsi i Valon Berishës është mysafir i St Etienne, kurse Nantes është nikoqir i Marseillet.

Ndërkaq, në Bundesligë, Bayern Munichu përballet si mysfir me Eintracht Frankfurtin, ndërkaq, Dortmundi luan ndaj Schalkes si mysafir.

Në Serie A, Lazio e Vedat Muriqit e pret Sampdorian në pasditën e sotme.

Dhe për fund, në La Liga, lideri Atletico Madridi luan si vendas i Levantes, ndërkaq Real Madridi i shkon Real Valladolidit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat