Krasniqi: Nuk kemi ardhur për barazim

Futboll

Krasniqi: Nuk kemi ardhur për barazim

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Krasniqi: Nuk kemi ardhur për barazim

 

Besa ka arritur me shumë sukses të importojë një pikë nga udhëtimi i vështirë që pati te Drenica.

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre, Leotrim Krasniqi, deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij kishte udhëtuar për ta fituar ndeshjen, mirëpo gjërat ndryshuan gjatë lojës për shkak të lojës fizike që aplikuan kundërshtarët.

“Jo, nuk kemi ardhur për barazim. Qëllimi ynë ka qenë ta fitojmë këtë ndeshje, por kundërshtari ka shfaqur një lojë tejet të fortë dhe agresive. Jemi munduar t’i fitojmë në duele dhe kemi shfaqur disiplinë të lartë taktike. Kjo pikë do të na shërbejë të ngrisim moralin te ekipi”, deklaroi Krasniqi për “Art Sport”.

Kjo ishte pika e shtatë këtë edicion garash për skuadrën e Besës dhe e dyta ndaj Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat