Derbi i Milanos sërish pa tifozë

Futboll

Derbi i Milanos sërish pa tifozë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Derbi i Milanos sërish pa tifozë

Për të tretën herë këtë sezon, derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit do të luhet pa praninë e pjesës më të bukur të tij, tifozërisë.

Situata e krijuar nga pandemia, ka lënë ende të mbyllura dyert e stadiumeve dhe sigurisht që futbollistët në fushë janë ata që e ndjejnë më shumë ftohtësinë e një impianti mitik si "San Siro", pa tifozërinë në shkallët e tij.

Tifozëritë e të dy skuadrave janë angazhuar gjatë gjithë javës për t’u qëndruar pranë ekipeve përkatëse dhe për t’i karikuar, megjithatë në shkallët e "San Siros" do të mungojnë pankartat e banderolat spektakolare të tyre.

Më lart kemi sjellë disa nga koreografitë më spektakolare të shpalosura nga tifozëritë e dy klubeve në shkallët e “San Siro”-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat