Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha ka kontribuuar me asistim në derbin e madh austriak që po zhvillohet aktualisht.
Salzburgu është në epërsi minimale që nga minuta e 30-të kur shënoi reprezentuesi i Zambisë, Patson Daka.
Por meritor ishte sulmuesi shqiptar, Berisha që ia dhuroi një top në zonë për ta pasur të lehtë Daka të zhbllokonte rezultatin e derbit.
Momentalisht po zhvillohet minuta e 45-të dhe rezultati është 1:0 për vendasit.