Pepe sinqerisht pranon se ka probleme te Arsenali

Futboll

Pepe sinqerisht pranon se ka probleme te Arsenali

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:46
Pepe sinqerisht pranon se ka probleme te Arsenali

Futbollisti i Arsenalit, Nicolas Pepe, ka pranuar se në skuadrën e “The Gunners” ka probleme.

Transferimi rekord i Arsenalit, Nicolas Pepe, ka dhënë mendimin e tij pas humbjes ndaj Manchester Cityt në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.

City doli triumfues nga Emirates me golin e Sterling në min (2’).

Pepe pranoi se forma e dobët e Arsenalit i ka rrënjët në koncentrimin e tyre.

“Ne kemi probleme me koncentrim, duhet të zgjidhim këtë problem”, tha ai.

“Ne kishim ndryshime në këtë ndeshje, ishte vetëm goli dhe pastaj asgjë nuk ndodhi”, tha Pepe.

Pepe luajti 72 minuta në duelin ndaj Cityt por nuk mundi të bëjë dallimin. Ai është transferimi më i shtrejtë i Arsenalit në histori të klubit që nga ardhja e tij për shifrën 80 milionë euro në vitin 2019.

Këtë sezon, 25 vjeçari ka regjistruar 17 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat