Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Lazios

Futboll

Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Lazios

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Bayern Munich ka njoftuar skuadrën që udhëton në Romë për ndeshjen kundër Lazios në Ligën e Kampionëve dhe do të arrijë pa disa lojtarë kryesorë.

Ka disa mungesa të rëndësishme për kampionët e Evropës dhe të Botës, të cilët po përgatiten të përballen me ekipin e Simone Inzaghi të martën.

Klubi ka njoftuar lojtarët që ka në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e parë nesër.

Mungesa e Thomas Müller është konfirmuar, pasi ai ende po përballet me koronavirusin. Sulmuesi gjerman doli pozitiv në prag të finales së Kupës Botërore të Klubeve kundër Tigres.

Benjamin Pavard ka qenë me COVID-19 që nga 17 shkurti, ndërsa Serge Gnabry u dëmtua në ndeshjen kundër klubit meksikan.

Ish-anësori i Juventusit, Douglas Costa nuk është në dispozicion dhe Flick duhet të përballet pa Corentin Tolisso gjithashtu.

Skuadra e Bayern do të përballet me Lazion: Neuer, Hoffmann, Sule, Kimmich, Martinez, Lewandowski, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Goretzka, Davies, Sarr, Hernandez, Roca, Alaba, Coman, Musiala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat