Solskjaer: Kush nuk do ta dëshironte në ekip këtë lojtar?!

Futboll

Solskjaer: Kush nuk do ta dëshironte në ekip këtë lojtar?!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Solskjaer: Kush nuk do ta dëshironte në ekip këtë lojtar?!

Ole Gunnar Solskjaer pyetet shpesh në lidhje me një emër specifik dhe ai është Erling Braut Haaland. Kjo gjë ndodh pasi dyshja kanë punuar së bashku te Molde, dhe trajneri i Manchester United e ka ndjekur që i vogël sulmuesin e Dortmund.

Së fundmi, numri një i stolit të United është përgjigjur në lidhje me Haaland dhe pavarësisht se është shprehur se nuk dëshiron të flasë për një lojtar të Dortmund, pasi është mungesë respekti, ka pranuar se klubi i tij ka pasur interes për sulmuesin 1 vit më parë, shkruan telesport.

“E kam ndjekur gjithmonë Haaland, pasi kur je trajner i sheh gjërat ndryshe.

Është bukur të shohësh me kalimin e viteve se çfarë lojtari është bërë Erling. Ai tani është lojtar i Dortmund dhe uroj që të jetë mirë atje, pastaj të shohim se çfarë ndodh.

E dini që nuk mund të flas për Erling, pasi ai është lojtar i Dortmund dhe është mungesë respekti të flasësh shumë për të. Normale që ishim të interesuar për të një vit më parë, më thoni pak kush nuk ishte? Çdokush kërkon lojtarët më të mirë në ekip dhe Haaland është një ndër më të mirët”, përfundon Solskjaer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat