Ylli i Man Utd do të mungojë në sfidën me Real Sociedad

Futboll

Ylli i Man Utd do të mungojë në sfidën me Real Sociedad

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Scott McTominay do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Real Sociedad.

Përveç skocezit, në këtë ndeshje do të mungojë edhe Edison Cavani dhe Donny van de Beek.

“Ata nuk kanë stërvitur sa duhet për të qenë gati”, ishte komenti i menaxherit.

McTominay u lëndua në ndeshjen e parë të zhvilluar në Ligën e Evropës ndaj Real Sociedad, kur edhe Djajtë e Kuq fituan me rezultat 4-0.

Man Utd ka një ‘komoditet’ përpara fillimit të këtij dueli për arsye se ka krijuar epërsi prej katër golave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat