Formacionet e mundshme, Man Utd – Real Sociedad: Januzaj pritet të jetë në bankën rezervë

Futboll

Formacionet e mundshme, Man Utd – Real Sociedad: Januzaj pritet të jetë në bankën rezervë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Adnan Januzaj dhe Nemanja Matic

Manchester Unitedi dhe Real Sociedadi do të luajnë sot (e enjte) mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e dytë, e cila pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitore të thellë 4-0 të Unitedit në udhëtim dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer pritet t’u jap hapësirë disa lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Portieri Dean Henderson, mbrojtësit Williams, Tuanzebe e Balli dhe James e Juan Mata pritet ta nisin nga minuta e parë ndeshjen.

Në anën tjetër, ylli shqiptar, Adnan Januzaj, i cili luajti ndeshjen e parë si titullar, këtë ndeshje pritet ta nis nga banka rezervë.

Manchester United: Henderson; Williams, Tuanzebe, Bailly, Telles; Fred, Matic; James, Mata, Rashford; Greenwood

Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Sagnan, Monreal; Zubimendi, Merino, Silva; Portu, Isak, Oyarzabal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat