Abramovich i thotë Tuchelit se mund ta transferojnë Haalandin

Futboll

Abramovich i thotë Tuchelit se mund ta transferojnë Haalandin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:44
Erling Haaland

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich i ka thënë menaxherit Thomas Tuchel se ata kanë fuqinë shpenzuese për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sipas gazetës BILD, Chelsea ka të drejtë të blejë dhe pronari Abramovich ka dhënë lejen e tij për një lëvizje me vlerë prej më shumë se 100 milionë eurosh.

Dhe emri më i përfolur për t’u transferuar në Stamford Bridge është ylli norvegjez, Haaland.

Trajner i ri i Bluve, Tuchel, mund të zemërojë skuadrën e tij të vjetër duke u përpjekur të joshë sulmuesin e tyre për t’u larguar pas një sezone e gjysmë.

Ai rrezikon zemërimin e drejtorit sportiv Michel Zorc, menaxherit Hans-Joachim Watzke dhe çdo tifozi të Dortmundit që ende e respektojnë shumë atë.

Chelsea ka shumë nevojë për një prani të besueshme në sulm dhe norvegjezi duket se shënon nga çdo pozitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat