Ronaldo - Fabinho, Alves - Ramos: Futbollistët që ishin bashkëlojtarë

Futboll

Ronaldo - Fabinho, Alves - Ramos: Futbollistët që ishin bashkëlojtarë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:12
Ronaldo - Fabinho, Alves - Ramos: Futbollistët që ishin bashkëlojtarë

Janë disa futbollistë për të cilët të gjithë e dinë se ishin bashkëlojtarë.

Alan Shearer deh Chris Sutton, Dwight Yorke dhe Andy Cole, Steven Gerrard dhe Fernando Torres… lista është e gjatë.

Por, ka disa dyshe befasuese që dikur kanë ndarë të njëjtën dhomë të zhveshjes së bashku.

Shembull, a e dini se David Beckham dhe David Moyes ishin bashkëlojtarë? Ose që Son Heung-Min dhe Ruud van Nistelrooy dikur kanë luajtur se bashku ne një formacion.

Këta janë disa nga futbollistët që ishin bashkëlojtarë, por ndoshta nuk i dini:

Adel Taarabt dhe Kaka

Dyshja zhvilluan 14 ndeshje së bashku në AC Milan gjatë vitit 2014.

Yaya Toure dhe Rivaldo

Para se t’i bashkohej Barcelonës, Yaya Toure zhvilloi një sezon te Olympiacos dhe pastaj te AS Monaco.

Gjatë kohës në Olympiacos, Toure kishte privilegjin që për 20 minuta të ishte bashkëlojtarë me legjendën braziliane, Rivaldo. Dyshja fituan titullin e ligës greke dhe kupën gjatë atij edicioni.

Jamie Vardy dhe Harry Kane

Shikojeni këtë: Harry Kane dhe Jamie Vardy qëndruan në stolin e Leicesterit në Championiship gjatë vitit 2013.

Dyshja tani kanë shënuar së bashku 272 gola në Premierligë, derisa luajtën vetëm një lojë së bashku te Leicester.

Son Heung-min dhe Ruud van Nistelrooy

Son Heung-min dhe Ruud van Nistelrooy zhvilluan katër ndeshje te Hamburger SV gjatë sezonit 2010-11.

Cristiano Ronaldo dhe Fabinho

Real Madrid nuk e realizoi çfarë lojtari kishin si Fabinho sepse braziliani zhvilloi një ndeshje gjatë huazimit nga Fluminese në vitin 2012-13.

Ndeshja përfundoi me fitore 6 – 2 ndaj Malaga. Për të thënë më pak, Cristiano Ronaldo shënoi.

Ivan Rakitic dhe Mesut Ozil

Dy mesfushorët ofensivë me mjaftë kualitet, Mesut Ozil dhe Ivan Rakitic zhvilluan 15 ndeshje së bashku te Schalke, para se të kalonin te Real Madrid, respektivisht Sevilla.

Francesco Totti dhe Pep Guardiola

Çfarë dyshe mesfushorë. Fatkeqësisht, tifozët shikuan Francesco Tottin dhe Pep Guardiola të luajnë se bashku në vetëm tri ndeshje te Roma.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Kurt Zouma

Tani te Arsenal, respektivisht Chelsea, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Kurt Zouma zhvilluan 42 ndeshje se bashku te Saint-Etieene. Dyshja ishin pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Ligës në sezonin 2012-13.

Juan Roman Riquelme dhe Diego Maradona

Dy nga mesfushorët ofensivë më të mirë te të gjitha kohërave. Joshua dhe Diego ishin bashkëlojtarë në sezonin 1996-97.

Ronaldinho dhe Mauricio Pochettino

Si Maradona, edhe Mauricio Pochettino e kishte kënaqësinë të luante pranë Ronaldinhos. Dy lojtarët ndanë dhomën e zhveshjes te PSG-ja, ku Pochettino tani është trajner.

David de Gea dhe Sergio Aguero

Sergio Aguero ka shënuar pak si shumë gola në portën e David de Gea në derbit e Manchesterit në dekadën e fundit. Por, a e dini se kanë zhvilluar se bashku 71 ndeshje te Atletico Madrid?

Manuel Neuer dhe Raul

Manuel Neuer dhe Raul janë sinonimet me Bayern Munich, respektivisht Real Madrid, andaj është e lehtë të harroni se zhvilluan 51 ndeshje se bashku te Schalke 04.

Ederson dhe Jan Oblak

Gjatë sezonit 2012-13, Rio Ave i kishte të dy Jan Oblak dhe Ederson në skuadër. Dyshja tani cilësohen si ndër dy portierët më të mirë në botë.

Anthony Martial dhe Dejan Lovren

Anthony Martial dhe Dejan Lovren zhvilluan 11 minuta se bashku te Lyon kundër Ajaccio gjatë sezonit 2012-13.

Radamel Falcao dhe Alexis Sanchez

Në fillimet e tyre, Radamel Falcao dhe Alexis Sanchez ishin lojtarë të pabesueshëm. Zhvilluan 25 ndeshje se bashku te River Plate.

David Beckham dhe David Moyes

Kjo mund të jetë favoritja për shumë njerëz. David Beckham dhe David Moyes zhvilluan shumë ndeshje se bashku te Preston, derisa ishte huazim nga United gjatë sezonit 1994-95.

Dani Alves dhe Sergio Ramos

Në fund, e mbyllim me Dani Alves dhe Sergio Ramos, që u bën rival pas kalimit te Barcelona, respektivisht Real Madrid. Para se t’i realizonin këto transferime, dyshja zhvilluan 35 ndeshje se bashku te Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat