Te Reali provojnë gjithçka

Futboll

Te Reali provojnë gjithçka

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:40
Te Reali provojnë gjithçka

Serxho Ramos është në skadencë kontrate dhe në muajin qershor një nga mbrojtësit më të mirë në botë, do të jetë i lirë të nënshkruajë me parametër me secilin klub që ia del ta joshë.

Kështu, shumë prej të mëdhenjve të Europës po provojnë marrëveshjen me spanjollin, mirëpo te Real kërkojnë të mos dorëzohen edhe pse futbollisti ka refuzuar të gjitha ofertat e mëparshme.

Andaj, Florentino Perez po mendon t’i ofrojë një kontratë të njëjtë me shifrat ekonomike të asaj aktuales, por për vetëm një sezon më shumë.

Në fakt, duket e vështirë që Ramos ta pranojë edhe këtë ofertë duke qenë se ai këmbëngul te një kontratë disavjeçare. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi tashmë e ardhmja e Ramos është kthyer në një telenovelë spanjolle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat