​Musiala i beson të ardhmen Bayern Munich-it

Futboll

​Musiala i beson të ardhmen Bayern Munich-it

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:04
Jamal Musiala

Ylli i Bayern Munich Jamal Musiala ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me gjigantin e Bundesligas.

Sulmuesi i ri, i cili para pak ditësh i besoi të ardhmen e tij Kombëtares së Gjermanisë para asaj të Anglisë, tani ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2026.

Musiala mbushi 18-vjeç javën e kaluar, por edhe pse i ri ka arritur të paraqitet 27-të herë për ekipin e parë të Bayern-it, duke shënuar gjithsej katër gola.

Pas nënshkrimit të kontratës së re, Musiala foli për media ku u shpreh tejet i kënaqur me këtë arritje.

“Jam tejet i kënaqur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale te Bayerni,” tha Musiala për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat