Alessandro Del Piero nis një punë të re

Futboll

Alessandro Del Piero nis një punë të re

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:23
Alessandro Del Piero nis një punë të re

Legjenda e futbollit italian dhe klubit të Juventusit, Alessandro Del Piero, ka nisur një punë të re.

Edhe puna e tij e re do të jetë i lidhur me futbollin, pasi 46 vjeçari nga tash e tutje do jetë analist në “ESPN”.

“Ne jemi të lumtur që e konfirmojmë se Del Piero është bashkuar në studiot tona si analist” – thuhet në njoftimin e dhënë nga gjiganti televiziv.

Në anën tjetër, edhe ish-reprezentuesi i Kombëtares së Italisë është shprehur i lumtur me punën e tij të re.

Del Piero u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2014, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Padovan, Juventusin, Sydneyn dhe Delhi Dynamosyin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat