Kroos: E kritikova Ozilin për…

Futboll

Kroos: E kritikova Ozilin për…

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:31
Kroos: E kritikova Ozilin për…

Toni Kroos ka qenë i pranishëm në një fushatë kundër bullizmit dhe thotë se njerëzit janë të pakujdesshëm me etiketimet që vendosin dhe nuk kuptojnë që mund t’u bëjnë keq të tjerëve.

“Unë e kritikova Ozilin për mënyrën se si u largua nga kombëtarja e Gjermanisë dhe mora komente dhe kërcënime të ndryshime.

Njerëzit thoshin që isha nazist prej ngjyrës blu të syve dhe flokëve biondë. Në kohët moderne ka shumë komente negative nëpër rrjetet sociale.

Njerëz që nuk kanë asnjë identitet të sulmojnë pa lidhje”, tha fillimisht Kros. Më tej, mesfushori i Realit foli edhe për shanset që ka Gjermania për të fituar Kampionatin Europian. “Sigurisht që kemi shanse.

Jemi një nga skuadrat favorite dhe shpresoj të bëjmë një kampionat të mirë, por fillimisht duhet ta mbyllim sezonin me skuadrat tona dhe pastaj të bashkohemi për objektivin e përbashkët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat