Sot derbi i madh i Manchesterit, City kundër United

Futboll

Sot derbi i madh i Manchesterit, City kundër United

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Premierliga sot sjell ndeshjen derbi ndërmjet Manchester City dhe Manchester United.

Manchester City do të ketë përball rivalin e qytetit, Manchester United në kuadër të xhiros së 27-të të Premierligës.

City është duke përjetuar formën më të mirë që nga ardhja e Pep Guardiolas si trajner, ata kanë shënuar 20 fitore rresht.

“Citizens” gjenden në pozitën e parë me 65 pikë. Ndërsa, United ka lëshuar pikë në ndeshjet e fundit dhe ka rënë në tabelë nga vendi i dytë. Manchester United gjendet në pozitën e tretë me 51 pikë.

Për Cityn, vetëm Nathan Ake do të mungojë. Ndërsa, United ka disa mungesa më shumë.

Jones, Mata, Pogba, De Gea, nuk do të jenë të gatshëm për këtë duel, ndërsa Lindelof, Martial dhe Van de Beek janë në dyshim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat