Spalletti gati të rikthehet në Serie A, ka dy opsione

Futboll

Spalletti gati të rikthehet në Serie A, ka dy opsione

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:08
Luciani Spalletti

Trajneri italian, Luciani Spalletti, është pranë rikthimit në Serie A.

Sipas mediave italiane, kontrata që kishte me Interin do të skadojë me 30 qershor dhe ai është i lirë të rikthehet në futboll sërish.

Në Serie A, Napoli është njëri nga pretendentët kryesorë për të bërë ndryshimin e radhës, pas lajmeve të shumta nga Italia që Gennaro Gattuso nuk i ka punët mirë me klubin.

Edhe pse Napoli kishte dalë me një komunikatë nga zyrtarët e klubit duke theksuar mbështetjen për kalabrezin.

Opsioni i dytë është Fiorentina, “Viola” po zhgënjen me rezultate edhe pse kanë emëruar Cesare Prandellin si trajnerin e ri.

Daniele De Rossi thuhej të ishte zëvendësues i Prandellit, por me “disponueshmërinë” e Spallettit, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat