Hazard do operohet, humb sezonin dhe rrezikon Evropianin

Futboll

Hazard do operohet, humb sezonin dhe rrezikon Evropianin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 07:55
Hazard

Lajmet e fundit janë të tmerrshme te skuadra e Real Madridit, për sulmuesin Eden Hazard.

Belgu pavarësisht që u rikthye te shtunën në fitoren ndaj Elches, pësoi prapë lëndim muskulor dhe do mungojë edhe në gjashtë javët në vijim.

Sidoqoftë, sipas Marca, Real Madrid është duke konsideruar ta operojë lojtarin dhe të gjejë zgjidhje për lëndimet e tij të shpeshta në gju.

Lojtari asnjëherë nuk ka qenë i rehatshëm që nga operimi i fundit dhe vazhdimisht ka ndjerë dhimbje në gju, kurse dhimbja veq është bërë më e vështirë në javët e fundit.

Operacioni shihet si opsion i vetëm i mbetur. Në rast që vërtetë Hazard operohet, atëherë do humbas tërë sezonin, si dhe rrezikon Evropianin me Belgjikën.

Vendimi përfundimtar mbetet të shihet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat