Benzema për Haalandin

Futboll

Benzema për Haalandin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:27
Benzema për Haalandin

Karim Benzema ka thënë se do ta mirëpriste Erling Haalandin në Real Madrid, megjithëse ardhja e mundshme e norvegjezit do t’ia rrezikonte atij vendin e titullarit në skuadrën e Zinedine Zidane.

Ka pasur thashethemeve kohëve të fundit për kalimin e mundshëm të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Haaland, në kryeqytetin spanjoll.

 

Duke folur para ndeshjes së Real Madridit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, Benzema tha se transferimi i Haalandit në Santiago Bernabeu nuk do të përbente problem për të.

“Nuk do të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Çdo muaj flasim për njerëz që nuk janë këtu, por lojtarët të cilët shënojnë shumë gola”, tha Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat