Podolski, i mërzitur

Futboll

Podolski, i mërzitur

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:56
Podolski

Lukas Podolski është gati të përshëndetet me Turqinë dhe Antalyaspor në fund të sezonit.

Arsyet duhet të gjenden tek aktivizimi i tij të paktë për shkak të një sërë problemesh që kanë lindur në periudhën e fundit, por edhe një filozofi loje, që thjesht nuk e favorizon sulmuesin.

Siç raportohet nga “Sport.Pl”, duke cituar “Fanatik”, futbollisti i shquar, kampion bote me Gjermaninë, me të kaluar edhe në Itali me fanellën e Interit, foli për të ardhmen e tij:

“Sinqerisht, unë ende ndihem mirë, jam në formë dhe kam disa propozime.

Mendoj se midis këtij momenti deri në verë mund të marr oferta të tjera. Për momentin, plani im është të largohem në verë, pasi më skadon kontrata. Familja dhe unë duhet të ndihemi rehat, ndaj e ardhmja nuk ka të bëjë vetëm me ofertat sportive dhe financiare që do të më vijnë. Është një kompleks gjërash.

Sinqerisht, kam kaluar disa vështirësi. U lëndova në kyçin e këmbës, pastaj prita sa të shërohej vajza ime, që kishte Covid, ndaj duhej të qëndroja në karantinë. Pastaj, këtu luajmë me skemën 6-3-1 dhe lojtarët sulmues si unë nuk kanë shumë hapësirë ​​për filozofinë e ekipit. Prandaj, nuk kam pasur vazhdimësi në lojë kohët e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat