De Rossi kthehet në kombëtaren italiane

Futboll

De Rossi kthehet në kombëtaren italiane

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:41
De Rossi kthehet në kombëtaren italiane

Daniele De Rossi do të jetë pjesë e stafit teknik të kombëtares italiane.

Në orët e ardhshme, ish-mesfushori i Romës do të nënshkruajë kontratën, që do ta përfshijë zyrtarisht në stafin e Roberto Mancini, të cilin do ta mbështesë në përgatitjet për Kampionatin Europian.

Për De Rossi do të jetë përvoja e parë profesionale, pas largimit nga futbolli i luajtur një vit më parë dhe nga Roma më 2019. Ai do të vazhdojë të studiojë për t’u bërë trajner, por ndërkohë do të punojë me Mancini, duke qenë pjesë e stafit blu.

Ish-mesfushori do ta bëjë këtë punë “në majë të gishtave”, sepse e di që po bashkohet me një grup të sprovuar. Kjo do të jetë për të një përvojë themelore e rritjes profesionale dhe njerëzore, gjithashtu duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që e lidhin me Roberto Mancini.

Në fakt jo vetëm me Mancinin, por edhe me Italinë, sepse fanella blu ka qenë gjithmonë e veçantë për De Rossi. Ai është kampion bote, i Europës U-21, fitoi një medalje bronzi olimpike dhe luajti 117 ndeshje me kombëtaren e të rriturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat