Shpërthejnë tifozët e Tottenhamit

Futboll

Shpërthejnë tifozët e Tottenhamit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:07
Mourinho

Totenhemi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Liga e Europës nga kroatët e Dinamo Zagrebit, të cilët arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë në Angli duke arritur të fitojnë 3-0 në minuta shtesë të lojës.

Pas eliminimit trajneri “spërsave”, Zhoze Murinjo, është vendosur në qendër të kritikave pasi ekipi i tij vinte në një avantazh prej dy golash,  duke arritur të pësojë tre gola në Kroaci.

Menjëherë mbas ndeshjes tifozët e Totenhemit, kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Murinjos, me Totenhemin që e sheh veten të eliminuar nga Liga e Europës dhe në vend të 8-të në kampionat, ku vendi 4-t  për një vend në Champions tani më duket shumë larg.

“Nuk e dua në stol kundër Aston Vilës”, “Ky është një rezultat i mirë sepse do shkarkohet Murinjo nesër në mëngjes”, ishin vetëm disa nga komentet kundër trajnerit portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat