Ndeshja Ulpiana – Vitia u shty sot, vendoset orari i ri

Futboll

Ndeshja Ulpiana – Vitia u shty sot, vendoset orari i ri

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:09
Ndeshja Ulpiana – Vitia u shty sot, vendoset orari i ri

Ndeshja e javës së 20-të në Grupin B të Ligës së Parë ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë, e paraparë për t’u zhvilluar sot është shtyrë shkaku i reshjeve të mëdha të borës.

Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën në orën 13:00, njofton FFK.

Ndeshja u shty pasi fusha e stadiumit në Shtime ishte e mbuluar me borë.

Përkundër përpjekjeve të skuadrës nikoqire për ta pastruar fushën, reshjet e vazhdueshme e pamundësuan një gjë të tillë dhe krijimin e kushteve për lojë.

Vlen të ceket se të dy klubet luftojnë për ngjitje një rang më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat